Politike

VD-Ligji i dekriminalizimit, Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

Balla deklaroi ditën e sotme seçdo qytetar i Shqipërisë, qoftë i majtë apo i djathtë e përshëndet faktin para se të shkosh t’i kërkosh votën për të votuar, duhet që t'ju thuash se ke qenë apo jo bashkëpunëtor apo jo i Sigurimit të Shtetit.

13 Shtator 2022, 10:32 Nga A.B
VD-Ligji i dekriminalizimit, Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme seçdo qytetar i Shqipërisë, qoftë i majtë apo i djathtë e përshëndet faktin para se të shkosh t’i kërkosh votën për të votuar, duhet që t'ju thuash se ke qenë apo jo bashkëpunëtor apo jo i Sigurimit të Shtetit. Kështu deklaroi sot para gazetarëve teksa shtoi se askush nuk duhet të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë kur po shkel ligjin. 

'Ne kemi një grup pune që po punon për konsultimin, hulumtimin e eksperiencave më të mira dhe depozitimin në kohë të shkurtër nga sot të një drafti për një projektligji në ndryshimin e ligjit për dekriminalizimin. Autoriteti i Informimit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit ka hyrë në procedurë dhe uroj që të kalojë sa më shpejt në mënyrë që të heqim barrierën e fundit, që do t’i bënte dosjet tërësisht të hapura dhe askush të mos fshihej nga vlerësimet e ngritura në 1995, Komisioneve Mezini dhe Bezhani. Këto dy ndryshimet të tjera në këtë paketë sepse 2 kemi depozituar ne, 3 i ka në proces opozita dhe 2 të tjera i sjellim ne. Bëhet fjalë për 7 projektligje që kanë të njëjtin synim.Ligjbërja është një proces i vështirë. Puna për hartimin e ndryshimeve në ligjin e dekriminalizimit po vijon. Sapo t’i kemi gati do të kemi një komunikim tjetër, për të jua bërë publike.

Ajo që është e sigurtë është se historia që në këtë vend, bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit të vazhdojnë të sillen sikur nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, unë mendoj se është diçka e papranueshme. Atyre që thonë pse kaq vonë, pse duhet të prisnim 30 vjet. Të mos harrojmë se këtu bëhet fjalë për 1 Autoritet të ngritur në 2015, gjatë punës së këtij institucioni është konkluduar se ka disa pengesa që nuk kanë lejuar që të bëhet transparencë e plotë. Çdo qytetar i Shqipërisë, qoftë i majtë apo i djathtë e përshëndet faktin para se të shkosh t’i kërkosh votën për të të votuar, duhet që përpara të ju thuash se ke qenë apo jo bashkëpunëtor apo jo i Sigurimit të Shtetit.'- tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll