Politike

Mblidhet grupi i PS/ Balla: SPAK të hetojë Berishën, spiunët po lëvizin pa u hyrë gjemb në këmbë

PS i qëndron ndarjes aktuale të Bashkive duke kundërshtuar propozimin e PD. Taulant Balla kërkon hetim të thelluar nga SPAK për Sali Berishën.

13 Shtator 2022, 10:24 Nga A.B
Mblidhet grupi i PS/ Balla: SPAK të hetojë Berishën, spiunët
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkon nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) që të nisë hetimet ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Në një deklaratë për gazetarët, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Balla u shpreh se është e papranueshme sesi SPAK nuk nis hetimet e thella për një person që është shpallur non grata në SHBA dhe Britani të Madhe. Ai u shpreh se ka kallëzuar në SPAK çështjen e ÇEZ dhe të Partizanit ndërkohë që shtoi se ka dhënë dhe deklarimet e tij. 

'E para është që kallëzimet me kompleksin Partizani, aferën e OSSH apo cështje që do ti thoja ndër më të rendesishmet për drejtësinë, duan një përgjigje të shpejtë nga SPAK, dhe që natyrshëm është që nëse ato vonohen parimi i drejtësisë së vonuar dhe mohuar eshtë i njëjtë edhe për këtë rast. Përshendes faktin që prokuroria po punon dhe ti kerkoj shpejtësi me këto cështje, me personat e veshur me pushtet. Një kerkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e Sali Berisha i përfshirë në korrupsion në nivele të lartë nga SHBA, besoj që SPAK i duhet ti japë një përgjigje kësaj cështje, të filloj hetimet dhe shoqëruar me kërkesën e SHBA. Është e papranueshme që për një shtet partner, strategjik të Shqipërisë, Berisha këtu në Shqipëri nuk shoqërohet me hetime të thella. U deklarua që ka hetime për kompleksin. Ne respektojmë pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe SPAK. Unë po shpreh këndveshtimit tim për këtë cështje, para se SPAK që të lindte. Unë kam kallëzuar në SPAK për cështjen e CEZ dhe Partizani. Për fat të mirë pas shumë insistimesh kam dhënë deklarimet dhe nga ai moment kam kuptuar, për Partizanin, prokurori ka marrë deklarimet dhe cështja po ikën në drejtimin e duhur.'- u shpreh Balla. 

Balla informoi se në mbledhjen e sotme u diskutua mbi projektligjet për ndryshime në ligjin e dekriminalizimit. Ai theksoi se puna për hartimin e ndryshimeve në ligjin për dekriminalizimin dhe ligjin për partitë politike po vijon dhe sapo të jenë gati do të bëhen publike.

Ne kemi një grup pune që po punon për konsultimin, hulumtimin e eksperiencave të mira dhe depozitimin në kohë të shkurtër nga sot, të një drafti për një projektligj për ndryshimet në ligjin për dekriminalizimin, që do t’i bënte tërësisht të hapura dosjet e sigurimit”, tha ai.

Balla informoi se PS ka depozituar dy ndryshime të tjera në këtë paketë.

Kemi 2 ndryshime të depozituara fillimisht nga ne, 3 nga opozita dhe dy të tjera që do sjellim tani. Bëhet fjalë për 7 projektligje që kanë të njëjtin synim. Në ditët ose javët në vijim ne do t’i paraqesim sepse duhet të garantosh që ligji të mos ketë përplasje me legjislacionin ekzistues”, tha ai.

taulant balla sali berisha

Sondazh

Poll