Politike

Xhelal Mziu: Jam i gatshëm të lë mandatin e deputetit për t’u kthyer demokratëve Kamzën

Xhelal Mziu theksoi se është i angazhuar që të japë kontributin e tij që PD të bashkohet.

12 Shtator 2022, 23:14 Nga k.m.
Xhelal Mziu: Jam i gatshëm të lë mandatin e deputetit për
Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu është shprehur se është i gatshëm për të lënë mandatin e deputetit për t’ia kthyer demokratëve Kamzën, nëse në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk do të ketë ndonjë konkurrent që të mund Rakip Sulin. Në një intervistë për "Euronews", Mziu theksoi se është i angazhuar që të japë kontributin e tij që PD të bashkohet.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Pyetje: A mund t’i bashkonte Xhelal Mziut demokratët në Kamzë?

Mziu: Jam i fokusuar te qarku i Dibrës, për të mos ia kthyer rilindjes.

Pyetje: Do ishit i gatshëm të linit mandatin e deputetit

Mziu: Po pra, qëllimi im kryesor është që të japë kontributin tim në drejtim të PD-së për t’u bërë mazhorancë në raport me socialistët. Jam i angazhuar dhe në Dibër e në Kamëz. Nëse nuk do të ketë ndonjë konkurrent që do ta mund rilindasin që është sot, jam i gatshëm për t’ia kthyer demokratëve Kamzën.

Pyetje: Duke lënë mandatin e duke kandiduar?

Mziu: Patjetër që po.

xhelal mziu

Sondazh

Poll