Politike

Dritat ndezur ditën, Balluku: Do i vendosim gjoba edhe Bashkisë Tiranë, fola me Veliajn

Belinda Balluku tregoi se është në komunikim të vazhdueshëm me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, por shtoi se Bashkia e Tiranës do penalizohet njësoj si të gjitha institucionet e tjera në rast shkeljesh.

12 Shtator 2022, 22:29 Nga k.m.
Dritat ndezur ditën, Balluku: Do i vendosim gjoba edhe Bashkisë
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se do të ketë penalitete edhe ndaj Bashkisë Tiranë në rast të abuzimit me energjinë elektrike. Kjo në kuadër të fushatës për kursim. E ftuar në emisionin "Now", Belinda Balluku tregoi se është në komunikim të vazhdueshëm me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, por shtoi se Bashkia e Tiranës do penalizohet njësoj si të gjitha institucionet e tjera në rast shkeljesh.

Madje iu referua disa fotove të denoncuara nga qytetarët për disa drita të ndezura në rrugën ‘Myslym Shyri’ në orën 6 të mëngjesit, duke shtuar se kishte folur lidhur me këtë edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Kam folur me Veliajn që më shpjegoi se është çështje sensorësh që duan pak më shumë dritë që të fiken. Po ajo që vlen të thuash është se njerëzit kanë nisur të ndërgjegjësohen duke denoncuar me foto. Kjo është bashkia e Tiranës që do të penalizohet si gjithë institucionet e tjera, nuk përjashtohet. Me Erionin jam gjithmonë në kontakt. Vetëm nëse bëjnë riparime duhet të mbajnë tensionin të ndezur se u nevojitet për të parë”, tha Balluku.

Teksa tha se të njëjtin komunikim kishte pasur edhe me kryebashkiaken e Durrësit për të njëjtën situatë, por gjithashtu shtoi se administrata ka vetëm 5 për qind të konsumit në rang vendi.

 

belinda balluku erion veliaj

Sondazh

Poll