Politike

Akuzat për lobim nga media austriake, Meta tërheq padinë: Ma sugjeruan disa miq

Ilir Meta tha se një studio ligjore por edhe miqtë e tij e kishin nxitur që të mos e ndërmerrte atë hap. Ndaj dhe ishte tërhequr.

12 Shtator 2022, 22:26 Nga k.m.
Akuzat për lobim nga media austriake, Meta tërheq padinë: Ma
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije se është tërhequr nga padia për median austriake, e cila e akuzoi për lobim. I ftuar në emisionin "TPZ", Ilir Meta tha se një studio ligjore por edhe miqtë e tij e kishin nxitur që të mos e ndërmerrte atë hap. Ndaj dhe ishte tërhequr.

"Kontaktova me disa nga studiot më të njohura në Vienë dhe miq austriakë, më sugjeruan që të mos i padisja pasi vetëm sa do i faktorizonte si media. Së dyti, ky proces do zgjaste me vite dhe dënimi do të ishte modest për ta, 10000 euro, e po kështu do të duhej të paguaja studion me homoraret. Themeli është që ky shkrim u përdor për t'u paditur nga një ish-deputet u ndoq një rrugë tjetër. E paditëm për një çështje këtu. Le të ndiqet këtu kjo çështje,"-tha Meta.

Ndërkohë SPAK ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë, pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga ish-deputeti Halit Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump.

 

ilir meta

Sondazh

Poll