Bota

VIDEO/ "Plak i sëmurë, i neveritshëm", Princ Andrew sulmohet nga një protestues gjatë nderimeve të Elizabeth

Princi Andrew i cili është djali i tretë i Mbretëreshës Elizabeth, dhe është cilësuar gjithmonë si ‘djali famëkeq’, u sulmua nga një protestues sot teksa po ndiqte arkivolin e nënës së tij përmes Edinburgut me kostumin e tij pasi iu ndalua të vishte uniformën ushtarake.

12 Shtator 2022, 19:03 Nga s.s
VIDEO/ "Plak i sëmurë, i neveritshëm", Princ Andrew
Princ Andrew dhe Elizabeth

BRITANI- Princi Andrew i cili është djali i tretë i Mbretëreshës Elizabeth, dhe është cilësuar gjithmonë si ‘djali famëkeq’, u sulmua nga një protestues sot teksa po ndiqte arkivolin e nënës së tij përmes Edinburgut me kostumin e tij pasi iu ndalua të vishte uniformën ushtarake. Një i ri u filmua duke bërtitur “Andrew, ti je një plak i sëmurë, i neveritshëm”, teksa Duka i turpëruar i York-ut, 62 vjeç, kaloi pas makinës së nënës së tij përpara se protestuesi të kapej nga oficerët e sigurisë.

Policia skoceze ka deklaruar se arrestimi i 22-vjeçarit është bërë pas prishjes së qetësisë së kortezhit. Skandali i padisë së ngritur për princin Andrew për një ngjarje të ndodhur në SHBA, vëllai i mbretit Charles III, i ka kushtuar atij edhe titullin, pasi ai nuk është më pjesë e familjes mbretërore. Andrews njihet tashmë si Duka e Jorkut, që nga fillimi i këtij viti, kohë kur edhe u ngrit padia, raporton standard.co.uk


Ai është parë i veshur me një kostum të zi, ndërsa nderi i veshjes me uniformë është vetëm për anëtarët e familjes mbretërore të cilët punojnë dhe merren me punët e mbretërisë.

Funerali shtetëror i Elizabeth II do të bëhet më 19 shtator. Në këtë dhe katër ngjarje të tjera javën e ardhshme, anëtarët e familjes mbretërore do të parakalojnë me uniformë ushtarake. Duka i Sussex gjithashtu nuk do të ketë mundësi të shfaqet me uniformat ushtarake, pasi u tërhoq nga detyrat e tij të larta mbretërore në vitin 2020 përpara se të transferohej në Kaliforni me gruan e tij Meghan Markle.

princ andrew vdes mbreteresha elisabeth ii britani

Sondazh

Poll