Bota

Presidenti çek shpjegon pse Praga nuk mund të ndërmjetësojë Moskën dhe Kievin

Milos Zeman thotë se vendi i tij është një "palë e interesuar" në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës dhe kjo është arsyeja pse nuk mund të ndërhyjë në negocia.

12 Shtator 2022, 18:31 Nga k.m.

 

Presidenti çek shpjegon pse Praga nuk mund të
Milos Zeman

 

PRAGË- Republika Çeke nuk mund të propozojë negociata midis Rusisë dhe Ukrainës sepse është një “vend i interesuar” në konfliktin mes tyre. Në një intervistë, Zeman vuri në dukje se ka vende të tjera që do të ishin më të përshtatshme për të drejtuar negociatat e paqes midis Moskës dhe Kievit.

“Vende si Kina, Izraeli, Turqia mund të konsiderohen. Ato kanë një qëndrim të balancuar dhe nuk do të merren si të njëanshme nga asnjë palë,” shpjegoi ai.

Që kur Rusia nisi fushatën e saj ushtarake kundër Ukrainës në fund të shkurtit, Republika Çeke ka qenë një mbështetëse e zjarrtë e qeverisë në Kiev dhe ka mbështetur të gjitha sanksionet e BE-së të vendosura ndaj Moskës. E po ashtu, ka qenë gjithashtu një nga donatorët kryesorë për ushtrinë ukrainase. Megjithatë, qëndrimi i Pragës ka kontribuar në rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionit. Kjo bëri që dhjetëra mijëra qytetarë të merrnin pjesë në demonstratat antiqeveritare në fillim të këtij muaji, duke kërkuar që autoritetet çeke të mbajnë një qëndrim neutral dhe të sigurojnë kontrata të drejtpërdrejta me furnizuesit e gazit natyror, përfshirë Rusinë.

Kryeministri çek Petr Fiala hodhi poshtë kërkesat e protestuesve, duke lënë të kuptohet se demonstratat po nxiteshin nga Kremlini.

“Protesta në Sheshin Wenceslas u thirr nga forca që janë pro-ruse. Është e qartë se propaganda ruse dhe fushatat dezinformuese kanë hyrë në vendin tonë dhe disa njerëz i dëgjojnë.”

Ndërkohë, Rusia ka këmbëngulur se mbetet e hapur për negociatat me Ukrainën dhe i ka kërkuar Kievit që të vijë në tryezë sa më shpejtë, duke vënë në dukje se sa më gjatë të zvarritet konflikti, aq më e vështirë do të ishte për të dyja palët të pajtohen. Kievi, nga ana tjetër, ka deklaruar se do të rifillojë bisedimet e paqes vetëm pasi të fitojë një pozicion "më të favorshëm" negociues duke rimarrë territore./RT

milos zeman cekia lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll