Bota

E rëndë, 67-vjeçarja mbahet për 22 vite e izoluar nga vëllai dhe kunata! Lahej një herë në muaj

Gruaja e ve, e cila u lirua më 9 shtator deklaroi para hetuesve se për 22 vite ishte keqtrajtuar, torturuar dhe dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Vëllai dhe bashkëshortja e tij u arrestuan nga karabinierët.

12 Shtator 2022, 18:12 Nga e.k
E rëndë, 67-vjeçarja mbahet për 22 vite e izoluar nga
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në provincën e Campobasso-s të Italisë. Një 67-vjeçare u mbajt në një dhomë me lagështirë, pa ngrohje, ndihmë mjekësore dhe shpesh e keqtrajtuar nga vëllai dhe kunata e saj për 22 vite.

Gruaja e ve, e cila u lirua më 9 shtator deklaroi para hetuesve se për 22 vite ishte keqtrajtuar, torturuar dhe dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Vëllai dhe bashkëshortja e tij u arrestuan nga karabinierët.

Historia nisi më 1995, kur gruaja, atëherë 40 vjeçe, bëhet e ve dhe pranoi ftesën e vëllait të saj, i cili vendosi ta presë atë dhe t'i vërë në dispozicion atë që dikur ka qenë dhoma e prindërve të moshuar. 

Pas disa vitesh bashkëjetesë paqësore fillon të bëhet barrë dhe detyrohet të zhvendoset në një dhomë pa ngrohje, e aksesueshme nëpërmjet një shkalle të jashtme spirale dhe e pajisur me një sistem mbylljeje nga jashtë, duke e penguar atë të dalë jashtë në mungesë të bashkëshortëve. 

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane gruja për 22 vite nuk doli kurrë nga vendi ku e mbanin të mbyllur madje as për të vizituar varrin e bashkëshortit të ndjerë.

itali

Sondazh

Poll