VOA: Mali i Zi, i paralizuar nga sulmet kibernetike
Foto ilustruese MALI I ZI- Një sulm masiv dhe i vazhdueshëm kibernetik në Mal të Zi, për të cilin zyrtarët fajësojn...
Talibanët morën pushtetin në Afganistan në gushtin e vitit 2021. Që atëherë, vajzat afgane nuk lejohen që të shkojnë në shkollë dhe gratë detyrohen që të mbulohen krejtësisht – me përjashtim sytë – gjatë daljeve në publik.
AFGANISTAN- Një ekspert për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara tha se kushtet në Afganistan, nën sundimin e talibanëve, po shkojnë “drejt autoritarizmit”, teksa bëri thirrje për ndryshime që të ndalet ky trend.
“Ndalesat e ashpra ndaj të drejtave të grave dhe vajzave, veprimet hakmarrëse ndaj kundërshtarëve dhe kritikëve dhe shtypja e lirisë së shprehjes nga talibanët përbëjnë rrëshqitje drejt autoritarizmit”, tha Richard Bennett, raportues i posaçëm i OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Afganistan.
Këto komente ai i bëri gjatë takimit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së që u mbajt në Gjenevë më 12 shtator.
Ky këshill kishte dhënë mandat për të monitoruar shkeljet e të drejtave të njeriut në Afganistan një vit pasi talibanët morën pushtetin dhe tani ky mandat duhet të shqyrtohet sërish.
Talibanët morën pushtetin në Afganistan në gushtin e vitit 2021. Që atëherë, vajzat afgane nuk lejohen që të shkojnë në shkollë dhe gratë detyrohen që të mbulohen krejtësisht – me përjashtim sytë – gjatë daljeve në publik.
Qeveria e udhëhequr nga talibanët ka vendosur ndalesa të rrepta në qasjen në edukim dhe punësim për gratë dhe vajzat, pavarësisht se fillimisht kishte premtuar se nuk do të vendoste kufizime të tilla.
Më 10 shtator, autoritetet talibane mbyllën shkollat në provincën Paktia për vajzat që vijonin mësimin nga klasa e gjashtë dhe më lartë. Shkollat ishin hapur përkohësisht pas rekomandimeve nga udhëheqësit fisnorë.
Shkolla për vajzat janë mbyllur edhe gjetkë në vend, përfshirë në provincën Gardez.
Marrë nga REL
Foto ilustruese MALI I ZI- Një sulm masiv dhe i vazhdueshëm kibernetik në Mal të Zi, për të cilin zyrtarët fajësojn...
Japoni JAPONI- Zyrtarët japonezë mund të lehtësojnë më tej kontrollet kufitare për udhëtarët e...
Olaf Scholz, Ursula von der Leyen dhe Emannuel Macron BRUKSEL- Duke kapërcyer tabutë fiskale dhe politike, qeveritë evropiane kan&...
Megan Markle BRITANI- Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elisabeth II ka bërë bashkë dhe familjen mbretërore që dukej se koh...
Slloveni SLLOVENI- Në Bërdo të Sllovenisë u mbajt Samiti i Procesit të Bërdo Brionit, ku liderët e vendeve të Ballk...
Ukrainë UKRAINË- Megjithëse mijëra shkolla në Ukrainë janë shkatërruar nga lufta, viti i ri shkollor filloi pa shum...
Vladimir Putin MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se ka shkarkuar gjeneralin e tij të lartë vetëm 16 ditë pasi u...
Foto nga samiti i Brdo-Brionit në Slloveni SLLOVENI- Ka përfunduar samiti i Brdo-Brionit në Slloveni, ku morri pjesë edhe presiden...
Aleksandër Vuçiç LUBJANË- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar marrëdhëniet e vendit të...
Foto ilustruese GREQI- Një çift i moshuar në Trikala të Greqisë kanë denoncuar në polici djalin e tyre dhe n...