Bota

Luftimet në Irakun verior, vriten katër ushtarë turq

Turqia po lufton forcat e PKK-së me bazë në Irakun verior, më së fundi duke nisur "Operacionin Claw-Lock" në prill.

12 Shtator 2022, 18:35 Nga I.A
Luftimet në Irakun verior, vriten katër ushtarë turq
Foto ilustruese

 

IRAK- Katër ushtarë turq janë vrarë në një përleshje me luftëtarët në Irakun verior, sipas një deklarate të ministrisë së mbrojtjes së Turqisë. Aljazeera shkruan se Ministria tha vonë të dielën se incidenti ndodhi në një rajon ku Turqia ka kryer një operacion ndërkufitar të quajtur Claw-Lock.

Operacionet në rajon janë ende në vazhdim, thuhet në deklaratën e ministrisë. Turqia kryen rregullisht operacione në Irak, i cili shtrihet në kufirin e saj jugor, si pjesë e ofensivës së saj kundër anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) me bazë në rajonin kurd të Irakut verior.

PKK nisi një rebelim të armatosur kundër shtetit turk në vitin 1984, duke kërkuar fillimisht pavarësinë dhe së fundmi autonominë. Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në konflikt. Turqia nisi operacionin Claw-Lock në prill për të shënjestruar strehët e PKK-së në Irakun verior.

vriten 4 ushtare turq ne irak

Sondazh

Poll