Bota

Princi Harry NUK do të veshë uniformë ushtarake në lamtumirën e Mbretëreshës 

Princi Harry nuk do të veshë uniformë ushtarake, gjë që përshkruhet si një "goditje e madhe" për Dukën e Sussex. Ndërsa xhaxhai i tij, Princi Andrew do të lejohet.

12 Shtator 2022, 18:46 Nga k.m.

 

Princi Harry NUK do të veshë uniformë ushtarake në
Princi Harry

 

LONDËR- Princi Harry nuk do të veshë uniformë ushtarake në lamtumirën e Mbretëreshës Elisabeth II, por Princi Andrew do ta bëjë. Më herët sot, u raportua se anëtarët që punojnë në familjen mbretërore do të veshin uniformë ushtarake vetëm kur të jenë të pranishëm në pesë ngjarje ceremoniale gjatë kësaj periudhe zie për Mbretëreshën përpara funeralit të saj.

Këto janë Shërbimi i Falënderimeve në Katedralen e Shën Giles, Edinburg, procesioni për në sallën e Westminsterit dhe shërbimi i lutjes, Vigjilja në Sallën e Westminsterit, funerali shtetëror në Westminster Abbey dhe Shërbimi në Kishën e Shën Gjergjit Windsor. Andrew, i cili u largua nga jeta publike pas zemërimit publik për miqësinë e tij me miliarderin pedofil Jeffrey Epstein dhe më vonë iu hoqën edhe titujt e nderit, do të jetë i veshur me uniformë.

Sipas mediave britanike, atij i lejohet ta veshë atë si një shenjë respekti të veçantë për nënën e tij - por jo në raste të tjera.

Por tani Omid Scobie, një biograf që shkroi një libër për Harry-n dhe gruan Meghan Markle, shkroi në Twitter se: Kjo pa dyshim shënon një goditje e madhe për Dukën e Sussex, i cili shërbeu për 10 vjet në ushtriu. Madje dhe shkoi në dy misione në Afganistan.

Në funeralin e Dukës së Edinburgut në prill 2021, çështja e uniformës u trajtua nga Mbretëresha, e cila vendosi që asnjë anëtar i familjes mbretërore të mos vishte uniformë.

princi harry meghan markle

Sondazh

Poll