Bota

Presidenti çeçen Kadyrov PARALAJMËRON: Luftëtarët tanë përgatitin surprizë për trupat ukrainase

Sipas Kadyrov, luftëtarët çeçenë zgjidhin me sukses detyrat e vendosura nga autoritetet ruse në territorin e Donbass dhe Ukrainës.

12 Shtator 2022, 19:06 Nga k.m.
Presidenti çeçen Kadyrov PARALAJMËRON: Luftëtarët
Ramzan Kadyrov

KIEV- Luftëtarët çeçenë kanë përgatitur një "surprizë interesante" për trupat ukrainase dhe këtë do ta zbulojnë në të ardhmen e afërt. Kështu tha presidenti çeçen Ramzan Kadyrov në Telegram. Sipas Kadyrov, luftëtarët çeçenë zgjidhin me sukses detyrat e vendosura nga autoritetet ruse në territorin e Donbass dhe Ukrainës.

"Luftëtarët tanë kanë përgatitur një surprizë interesante për bandat ukrainase dhe ata do ta njohin së shpejti. Ndërkohë, unë nuk po i tregoj kartat e mia,"- ka shkruar Kadyrov. Kreu i republikës shtoi se veprimet e luftëtarëve çeçenë ishin planifikuar qartë dhe ende nuk ka situata emergjente.

Por ende deri më tani nuk e ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë. Megjithatë mesazhi i tij është shpërndarë në masë...

ramzan kadyrov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll