Sport

Kthimi i Achraf në Izrael: A do të fyhet sërish nga tifozët gjatë Maccabi Haifa-PSG?

'Palestina e Lirë' e Achraf Hakimit në Twitter, e cila bëri jehonë në botën arabe, mund të shkaktojë një tjetër shqetësim në Izrael, gjatë ndeshjes të së mërkurën për Champions League

12 Shtator 2022, 16:57 Nga DOSJA

Kthimi i Achraf në Izrael: A do të fyhet sërish nga tifozët

FRANCE - Lojtari i kombëtares marokene, Achraf Hakimi, rikthehet në Izrael këtë të mërkurë për të luajtur ndeshjen e fazës së grupeve të Champions League mes Maccabi Haifas dhe PSG-së... Dyshimi që ngre media franceze ‘LeParisien’ ka të bëjë me qëndrimin ndaj mbrojtësit nga ana e publikut izraelit.

Në dy vizitat e tij të fundit, Achraf Hakimi u desh të vuante zemërimin e një turme, që shpërtheu kundër ish-lojtarit të Madridit edhe në ditën kur ai bëri debutimin e tij zyrtar me PSG. Dy Superkupa franceze në Tel Aviv... dhe dy fishkëllima. Mbrojtësi maroken, i cili zbarkoi në skuadrën pariziane në vitin 2021, pas një pagese prej 60 milionë eurosh, mori një fishkëllimë të fortë nga 29.000 tifozët që shijuan lojën në tribunat e stadiumit ‘Bloomfield’ në Tel Aviv.

Mbështetja e futbollistit maroken për çështjen palestineze, e cila bëri jehonë në botën arabe, ishte shkas për 'sulmet' nga publiku izraelit në çdo vizitë të PSG-së. Arsyeja do të ishte në marrëdhëniet diplomatike dhe botën arabe pas krizës së fundit në Rripin e Gazës.

Hakimi publikoi një postim në Twitter në vitin 2021, kur marrëdhëniet diplomatike mes shteteve të botës arabo-myslimane dhe shtetit të Izraelit nuk po kalonin një kohë të mirë: “Liri për Palestinën”, shkroi ai në rrjetet e tij sociale.

Kthimi i Achraf në Izrael: A do të fyhet sërish nga tifozët

Tetë orë më vonë, mesazhi i Hakimit pati pothuajse 9.000 retweet dhe më shumë se 24.000 pëlqime dhe shumë përdorues të internetit duartrokitën gjestin e marokenit, duke e krahasuar atë me heshtjen e egjiptianit Mohamed Salah.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll