Sport

Rasti Kante, mesfushori refuzon marëveshjen e Chelsea-t për rinovim! Ja situata mes dy palëve

12 muaj. Kjo është koha që Chelsea ka përpara në mënyrë që N'Golo Kante (31 vjeç) të mos largohet verën e ardhshme me parametra zero.

12 Shtator 2022, 13:52 Nga DOSJA

Rasti Kante, mesfushori refuzon marëveshjen e Chelsea-t për rinovim!

ANGLI- 12 muaj. Kjo është koha që Chelsea ka përpara në mënyrë që N'Golo Kante (31 vjeç) të mos largohet verën e ardhshme me parametra zero. Por, siç raporton The Athletic, negociatat mes palëve nuk po ecin. Negociatat nisën nën mandatin e Roman Abramovich, në vitin 2021 dhe që kanë ndryshuar tonin me ardhjen e pronarëve të rinj, të udhëhequr nga Todd Boehly.

Nëse Abramovich fillimisht i ofroi atij një kontratë tre-vjeçare plus një të katërt opsional, pronësia e re e Chelsea-t tani ka vendosur një ofertë verbale në tryezën e Kante-s për për dy vjet, me opsionin e një të treti. Kjo është arsyeja pse lojtari nuk është i gatshëm ta pranojë, me idenë për të firmosur një kontratë që garanton më shumë vite.

Sido që të jetë, Kante ka oferta të ndryshime. Gjithmonë sipas The Athletic, francezi kërkohët nga dy klube angleze në pritje të së ardhmes së tij, përveç një në Spanjë, një tjetër në Gjermani dhe një tjetër në Francë. Të gjithë ata mund të hyjnë në lojë nëse negociatat nuk realizohen, megjithëse lojtari është i lumtur që përfaqëson Chelsean dhe dëshiron të përfundojë karrierën e tij në Londër, me kusht që të arrihet marrëveshja.

E.Ç (Dosja.al)

ngolo kante chelsea

Sondazh

Poll