Sport

Müller bën shaka: "Mané, ka 10 ditë që më thotë, të mos i pasoj topin Lewandowskit"...

Sulmuesi i njohur Bayern Munich, në konferencën për shtyp, ka folur për ndeshjen ndaj Barcelonës, duke bërë humor për përballjen me ish-shokun e skuadrës

12 Shtator 2022, 16:20 Nga DOSJA

 

Müller bën shaka: "Mané, ka 10 ditë që më

GJERMANI - Thomas Müller do të përkojë sërish në fushë me Robert Lewandowski. Por këtë herë ata nuk do të veshin të njëjtën fanelë. Dhe kjo po shkakton disa shaka në stërvitjen e Bajernit para përballjes të së martës, me Barcelonën në Champions League. 

Sulmuesi i njohur gjerman e tregoi këtë në konferencën për shtyp para ndeshjes. "Mané, në 10 ditët e fundit më ka thënë me shaka që të kem kujdes që të mos ia pasoj topin aksidentalisht Lewandowskit. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë nesër dhe të mos fokusohemi shumë te Lewy."

Sipas Müller në ekipin bavarez ka më shumë motivim për Champions League: "Ka ndeshje që tërheqin më shumë vëmendje, si ndeshjet e CL në ‘San Siro’, ose kundër Barcelonës. Është një motivim shtesë. Sulmuesit mund të vrapojnë atë metër shtesë që nuk mund ta bëjnë në Bundesligë. Ndonjëherë është kështu”.

Sfida kundër Barcelonës? "Kur takohen skuadrat më të mira europiane, të gjithë janë shumë të motivuar. Sigurisht, ne jemi të vetëdijshëm që Barcelona e ka nisur mirë sezonin. Ata tashmë kanë shënuar shumë gola. Më pëlqejnë. Ne do të shtyjmë kufijtë tanë për ta fituar ndeshjen”.

Müller tha, se një çelës në ndeshjen e së martës, është që të gjithë duhet të jenë të qëndrueshëm në rikuperimin e topit, që të parandalojnë Barcelonën të ketë tranzicione të shpejta, në të cilat lojtarët si Lewandowski mund të bëjnë shumë dëm nëse u jepen liri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll