Sport

Nagelsmann: "Tri ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës, të fshihen nga 'hard disku' ynë"

“Do të jem i lumtur nëse tifozët tanë do t'i bëjnë një pritje të mirë Lewandowskit”,- tha trajneri i Bayern Munichut.

12 Shtator 2022, 16:38 Nga DOSJA

Nagelsmann: "Tri ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës, të fshihen

GJERMANI - Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munichut, është shprehur se skuadra e tij duhet t’i “fshijë nga hard disku” ndeshjet e fundit kundër Barcelonës, pasi skuadra me të cilën do të përballet nesër, është tërësisht e rinovuar dhe me një frymë të re. "Ata kanë marrë disa lojtarë të rëndësishëm, duke përfshirë Lewy (Robert Lewandowski) i cili ka një rol të rëndësishëm në ekip. Por mbi të gjitha ata kanë një frymë të re,"- tha Nagelsmann.

“Duhet që tre ndeshjeve të fundit kundër Barcelonës të fshihen nga hard disku ynë”,- shtoi ai. Sezonin e kaluar, Bayern mposhti Barcelonën dy herë, 0-3 dhe 3-0 dhe në vitin 2020 i dha një fitore historike 8-2, që shkaktoi një krizë të madhe për klubin katalanas. Tani, Nagelsmann është i bindur se do të përballet me një kundërshtar të vështirë.

Me kthimin e Lewandowskit në shtëpinë e tij, trajneri i Bayernit komentoi: "Do të jem i lumtur nëse tifozët tanë e presin mirë. Është normale kur dikush ka dhënë kaq shumë për klubin. Në përgjithësi, duhet të jetë kështu. Ishte një pjesë e rëndësishme nga familja e Bayernit. Jam i lumtur që do ta shoh përsëri".

Nagelsmann: "Tri ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës, të fshihen

Për formacionin që do të përdorë nesër, ai tha se e ka të qartë për shumë pozicione, por jo për të gjitha. Një nga dyshimet është zgjedhja e qendërmbrojtësit të dytë që duhet të jetë pranë Lucas Hernandez.

"Lucas pati një pushim dhe do të luajë. Ende nuk e di se kush do të luajë përkrah tij",- tha Nagelsmann, i cili tregoi se ka arsye që flasin në favor të Dayot Upamecano dhe të tjera që flasin në favor të Matthjis de Light. "Ka faktorë të ndryshëm që flasin në favor të Matthjis, ndërkohë që Upa ka pasur tashmë disa duele me Lewy në Bundesligë dhe e njeh atë nga stërvitjet,”- është shprehur Nagelsmann, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll