Sport

ZYRTARE/ Rennes ‘mbyll’ stadiumin për sfidën ndaj Fenerbahçes. Shkak, siguria!

Të paktën një e treta e ‘Roazhon Park’ në Rennes do të jetë bosh të enjten ndaj Fenerbahçes në Europa League. Pak minuta para hapjes së planifikuar për shitjen e biletave të publikut të gjerë, klubi njoftoi lajmin, si “për masë paraprake”.

12 Shtator 2022, 15:43 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Rennes ‘mbyll’ stadiumin për sfidën ndaj

FRANCE - ‘Roazhon Park’ në Rennes nuk do të jetë i mbushur plot të enjten ndaj Fenerbahces në Europa League (21.00), ndeshje e cilësuar si me rrezikshmëri të lartë. Klubi njofton me të vërtetë "me keqardhje" se shitja e biletave për publikun e gjerë, e planifikuar për të hënën, në orën 15:00, anulohet përfundimisht "si masë paraprake".

Ky vendim do të thotë, se shitja tashmë është “mbyllur” dhe se të enjten në mbrëmje do të jenë të pranishëm jo më shumë se 19.000 persona, kur kapaciteti i stadiumit mund të strehojë më shumë se 30.000. Këta spektatorë me fat do të jenë “abonentët prioritarë”. “Në mesin e kësaj audience, 1.350 do të jenë mbështetës kundërshtarë, që do të mblidhen në parkingun e vizitorëve,” tha klubi në një njoftim për shtyp.

SRFC shpjegon se ka marrë vendimin e saj, pas rekomandimeve, përkatësisht "UEFA, Divizioni Kombëtar për Luftën kundër Huliganizmit, Prefektura dhe Bashkia e Rennes". Ai thërret për kujdes pas incidenteve të ndeshjes Nice-Koln, të enjten e kaluar në ‘Allianz Riviera’.

“Ky vendim shquhet si më i përgjegjshmi dhe i aftë për të përmbushur objektivin prioritar të klubit: të vazhdojë të mirëpresë publikun e tij, veçanërisht familjet, në kushtet më të mira të mundshme të sigurisë”,- përfundon klubi francez.

ZYRTARE/ Rennes ‘mbyll’ stadiumin për sfidën ndaj

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll