Sport

Europa League: UEFA shtyn edhe ndeshjen e Londrës, për vdekjen e Mbretëreshës!...

Ndeshja e Europa League mes Arsenalit dhe PSV Eindhoven, e planifikuar fillimisht për në orën 21:00 të së enjtes, është shtyrë për shkak të mungesës së personelit të sigurisë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

12 Shtator 2022, 15:55 Nga DOSJA

Europa League: UEFA shtyn edhe ndeshjen e Londrës, për vdekjen e

ZVICER - UEFA njoftoi të hënën shtyrjen e ndeshjes së Europa League mes Arsenalit dhe PSV Eindhoven, e cila do të luhej këtë të enjte, në orën 21:00. ‘Qeveria’ e futbollit europian sqaron se burimet e policies në Londër nuk janë të mjaftueshme për të mbikëqyrur një ndeshje të tillë, për shkak të ngjarjeve rreth vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Ky njoftim vjen një ditë pas shtyrjes së Glasgow Rangers-Napoli, një ndeshje e Champions League, e cila u zhvendos me një ditë për të njëjtat arsye. Këtë herë, UEFA nuk dha informacione të mëtejshme se kur do të riluhet ky takim i pezulluar për ‘Topçinjtë’.

Europa League: UEFA shtyn edhe ndeshjen e Londrës, për vdekjen e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll