Sport

Ish-agjenti i Del Pieros zbarkon në futbollin kosovar, interesohet për aksionet e Gjilanit

Presidenti i Federatës së Kosovës Agim Ademi priti në takim agjentin e futbollit nga Italia, Andrea D’Amico.

12 Shtator 2022, 14:41 Nga DOSJA
Ish-agjenti i Del Pieros zbarkon në futbollin kosovar, interesohet për
Andrea D’Amico

KOSOVË- Presidenti i Federatës së Kosovës Agim Ademi priti në takim agjentin e futbollit nga Italia, Andrea D’Amico.

Ky i fundit njoftoi  Ademi se qëllimi i ardhjes së tij në Kosovë është interesimi për të blerë aksionet e Gjilanit, me zyrtarët e të cilit veçse ka biseduar gjatë ditës së djeshme, e po ashtu identifikimi i talentëve kosovarë dhe mundësia që futbollistët të transferohen në klubet europiane.

Presidenti Ademi e falënderoi Andrea D’Amico për interesimin ndaj futbollit, teksa e njoftoi atë se futbolli kosovar vitet e fundit ka shënuar progres. D'Amico ka përfaqësuar Alessandro Del Pieron, Cannavaron e shumë kampionë të tjerë.

E.Ç (Dosja.al)

andrea d’amico gjilani kosove

Sondazh

Poll