Sport

“Jemi të paralajmëruar nga Lewandowski”! Salihamidzic ngre alarmin në prag të ndeshjes me Barcelonën

Barcelona po përgatitet për sfidën e saj më të vështirë teksa do të përballet me Bayern Munich të martën, në ndeshjen e dytë të UEFA Champions League.

12 Shtator 2022, 12:59 Nga DOSJA
“Jemi të paralajmëruar nga Lewandowski”! Salihamidzic ngre
Hasan Salihamidzic

GJERMANI- Barcelona po përgatitet për sfidën e saj më të vështirë teksa do të përballet me Bayern Munich të martën, në ndeshjen e dytë të UEFA Champions League.Barça e nisi mbarë ne një fitore 5-1 ndaj Plzen. Megjithatë, një ndeshje kundër Bayern në Allianz Arena mund të jetë një ndeshje ndryshe.

Duke folur përpara kësaj përplasjeje, drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic foli për ndeshjen si dhe Robert Lewandowskin, i cili i dha dhënë fund periudhës së tij tetëvjeçare në Bavari për t'iu bashkuar Barcelonës në fillim të verës.

“Po e pres me padurim. Shpresoj se do të kemi një sfidë të bukur. Këto janë llojet e ndeshjeve për të cilat punojmë çdo ditë,” tha Salihamidzic për Diario SPORT.Kur u pyet për Lewandowskin, Salihamidzic deklaron se Bayern nuk ka plan të ofendojë ish-superyllin e tyre. “Lewandowski shfrytëzon çdo mundësi në sulm. Ne jemi të paralajmëruar. Robert fitoi gjithçka me ne, shpresoj të mos ngacmohet e provokohet”.

E.Ç (Dosja.al)

 

barcelona lewandowski

Sondazh

Poll