Sport

VIDEO/ City-Aston Villa, fjalimi emblematik i Guardiolës në dhomat e zhveshjes, që solli përmbysjen dhe fitoren e Premier League

Trajneri katalanas nuk i fajëson lojtarët e tij. Ai nuk është as i zemëruar dhe as i zhgënjyer. Shikoni videon…

11 Shtator 2022, 09:47 Nga DOSJA

VIDEO/ City-Aston Villa, fjalimi emblematik i Guardiolës në dhomat e

ANGLI - Manchester City-Aston Villa përfundoi 3-2 sezonin e kaluar, ishte ndeshja që vendosi sprintin për fitimin e Premier League. ‘Cityzenët’, zot të fatit të tyre, në rast fitoreje do të garantonin triumfin e katërt në 5 vite, por sfida deri në finish fshehu gracka të mëdha, një prej të cilave ishte edhe ndeshja në fjalë.

Skuadra nga Birminghami ishte në epërsi 0-2 kur kishin mbetur edhe 15 minuta loja. Por këtu do të niste kthesa dhe do të dilnin në dritë golat e Gundogan (76’, 81’) dhe Rodrigo (78’), që do t’i jepnin titullin e Premier League vendësve. Një video e prodhuar nga televizioni zyrtar i klubit, tregon se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes së Manchester Cityt në intervalin e asaj ndeshje dhe sesi Guardiola ishte në gjendje të motivonte skuadrën…

VIDEO/ City-Aston Villa, fjalimi emblematik i Guardiolës në dhomat e
Gundogan, autori i dy golave dhe Gabriel Jesus

Trajneri katalanas nuk i fajëson lojtarët e tij. Ai nuk është as i zemëruar dhe as i zhgënjyer. Në fjalën e tij ai thotë gjithashtu se “është e pamundur të mendojmë për pasojat nëse nuk fitojmë”, por një moment më vonë shton, se “duhet të qëndrojmë pozitivë deri në fund: do të kemi momentin në të cilin mund të arrijëm objektivin që na duhet”. 

Pep fokusohet kryesisht në aspektet mendore të asaj loje: "E di që jeni nën presion sepse rezultati është me të vërtetë në rrezik. Është normale, por nuk do të kishim arritur në këtë pike, nëse nuk do të ishim më të mirët. E di që keni në fushë cilësinë që ju nevojitet për të fituar këtë ndeshje. Duhet ta përballojmë lojën në një mënyrë pozitive, njerëzit kërkojnë cilësi dhe ju i keni ato mjaftueshëm". Ka disa udhëzime taktike se ku të vendosni topin e duhur, si ta bëni atë, por janë vetëm disa sekonda.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll