Aktualitet

‘Mos më largoni nga familja’, si kërkoi Konstandin Xhuvani të ishte pranë të atit, letra që i dërgoi ministres Gjonaj

14 Gusht 2019, 14:06 Nga DOSJA
‘Mos më largoni nga familja’, si kërkoi Konstandin Xhuvani

TIRANË– Ditën e sotme regjisori Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në një klinikë në Itali për shkak të një sëmundjeje të rëndë. (Lexo këtu)

Për gjendjen e të atit ishte në dijeni edhe i biri, Konstandini, i cili ndodhet në burgun e Fushë-Krujës pasi është dënuar për një vrasje të katërfishtë.

Vetëm pak ditë më parë, Konstandini i dërgoi një letër Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt, ku edhe i kërkonte që të mos e largonte nga burgu i Fushë-Krujës.

Kjo pasi ishte vendosur transferimi i tyre në burgun e Peqinit ose në atë të Korçës, gjë që ka revoltuar të dënuarit.  

“Duke qenë se transferimi jonë në Peqin dhe Korçë do të krijonte një distancë të madhe me familjarët dhe rrethin tonë shoqëror, një ngarkesë më të madhe ekonomike dhe një shkëputje nga programet trajnuese të organizatave jo-fitimprurëse, transferimi jonë do të binte në kundërshti të plotë me interesat e shoqërisë për riedukimin dhe rehabilitimin tonë”.

Në vitin 2014, Konstandin Xhuvani u dënua me 35 vjet burg pasi më 4 nëntor të po atij viti vrau në lokalin e natës në rrugën e Elbasanit në kryeqytet shtetasit Enea Xhaja, Edison Jaho, italianin Gimapaolo Azzolo si dhe shokun e tij Arbër Demiraj.

Mbetet për t’u parë nëse Xhuvani do të mund të marrë leje që të dalë nga burgu ditën e varrimit të të atit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj xhuvani konstandin xhuvani ndahet nga jeta gjergj xhuvani gjergj xhuvani konstandin xhuvani ndahet nga jeta gjergj xhuvani

Sondazh

Poll