Aktualitet

Sherr në Durrës, i riu i ngul kaçavidën 59-vjeçarit, arrestohet

14 Gusht 2019, 10:20 Nga DOSJA
Sherr në Durrës, i riu i ngul kaçavidën

DURRËS– Një person ka mbetur i plagosur në qytetin e Durrësit. Dosja.al mëson se një 19-vjeçar banues në Durrës, ka plagosur me thikë një 59 vjeçar me inicialet Q.Xh., , banues në Durrës.

I riu është arrestuar më pas, ndërsa i plagosuri është dërguar në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Durrës

Plagos me mjet prerës një shtetas, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore Durrës vihet në pranga autori i dyshuar.

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr.12, shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës , ka plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Q.Xh., 59 vjeç, banues në Durrës.

Policia Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 59-vjecari sherr ne durres plagoset 59-vjecari sherr ne durres

Sondazh

Poll