Aktualitet

Mësynte në banesa dhe vidhte, arrestohet 29-vjeçari nga Luzi i Vogël në Kavajë

14 Gusht 2019, 09:29 Nga DOSJA
Mësynte në banesa dhe vidhte, arrestohet 29-vjeçari nga Luzi i

KAVAJË– Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës.

Mësohet se i riu me inicialet B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël, Kavajë është autor i katër vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet. 

29-vjeçari mësohet se ka hyrë në katër banesa të ndryshme në Kavajë dhe ka vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.

Njoftim i policisë Kavajë

Zbardhen 4 vjedhje banesash , të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës.

Zbardhja pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi 1”

Në pranga 29 – vjeçari i cili kryente vjedhje banesash të ndryshme.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të bërë me metoda speciale të hetimit, organizuar dhe finalizuan operacionin “Shëtitësi 1”, ku u bë e mundur zbardhja e 4 rasteve të vjedhjes së banesave të mdryshme në Kavajë.

Si rezultat i operacionit u bë ndalimi i shtetasit: B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël Kavajë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa , në të cilat ka vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në ngarkim të B. A.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29 vjecari kavaje arrestohet 29 vjecari kavaje

Sondazh

Poll