Aktualitet

Kallashnikov, pushkë dhe pistoletë, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë (Video)

14 Gusht 2019, 12:53 Nga DOSJA
Kallashnikov, pushkë dhe pistoletë, arrestohet 47-vjeçari

TIRANË– Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Mësohet se personi me inicialet D. H., 47 vjeç, banues ne Ballashenj, Njësia Administrative Pezë u vu në pranga në banesën e tij ku jetonte prej kohësh.

Pas kontrollit të banesës, 47-vjeçarit iu gjet një pistoletë me 8 fishekë. Po shumë pranë shtëpisë së të arrestuarit, policia pikasi disa lloje të tjera armësh zjarri të llojit automatik kallashnikov dhe një pushkë.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 300 fishekë luftarakë.

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion në fushën e armëmbajtjes pa leje. Falë bashkëpunimit me qytetarët u zhvillua dhe finalizua operacioni i koduar “PEZA”

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe 308 fishekë luftarak. Në pranga 47-vjeçari që posedonte armët e municionin luftarak.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe kapjen e personave me tendencë armëmbajtjeje pa leje, falë edhe informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas posedonte disa armë zjarri, shërbimet e Seksionit të Policisë kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 , organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Peza”, i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të shtetasit:

D. H., 47 vjeç, banues ne Ballashenj, Njësia Administrative Pezë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.

Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit D. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme ne banese arrestohet 47 vjecari en tirane arme ne banese arrestohet 47 vjecari en tirane

Sondazh

Poll