Aktualitet

Doli për të pirë kafe e s’u kthye më, gjendet i vdekur 66-vjeçari nga Delvina (Foto)

14 Gusht 2019, 10:17 Nga DOSJA
Doli për të pirë kafe e s’u kthye më, gjendet i vdekur

DELVINË- Një 66-vjeçar i humbur prej dy ditësh është gjetur sot i pajetë. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për të ndjerin Zeman Kusho nga Stjari i Delvinës.

Viktima është gjetur i vdekur në Bajkaj të Delvinës rreth dy kilometra larg Stjarit.

Familja ishte në kërkim të Kushos prej dy ditësh, pasi 66-vjeçari kishte dalë të konsumonte një kafe në lokalin e lagjes në fshatin Stjar dhe nuk ishte kthyer më në banesë. 

Për herë të fundit, Kusho është parë i gjallë nga kamerat e një biznesi në Stjar. Ende nuk dihen arsyet që e kanë bërë Zeman Kushon të ndërronte jetë por një nga dyshimet janë temperaturat e larta. 

Dyhsohet se moti i nxehtë mund të ketë sjellë komplikacione në shëndetin e 66 vjeçarit. Trupi i viktimës nuk kishte shenja dhune.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet delvine gjendet i vdekur 66 vjecari zeman kusho delvine gjendet i vdekur 66 vjecari zeman kusho

Sondazh

Poll