Aktualitet

Kërkohej si anëtar i Bajrave, lidhjet e Satedin Erkoçeviqit me grupin kriminal në Shkodër

14 Gusht 2019, 13:31 Nga DOSJA
Kërkohej si anëtar i Bajrave, lidhjet e

TIRANË– Kanë dalë detaje të reja në lidhje me jetën e të arrestuarit ditën e sotme, Satedin Erkoçeviç.

Dosja.al mëson se 28-vjeçari njihet edhe pjesë e grupit Bajri. ai rezultonte i shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Yllit të kryer në vitin 2014, por edhe si pjesë e grupit kriminal të rrezikshëm.

Madje dyshohet se Erkoçeviç lëvizte me armë zjarri pasi mund të ishte paguar për të kryer ndonjë vrasje. Pistoleta që iu sekuestrua 29-vjeçarit në momentin e arrestimit kishte një plumb në fole.

Satedin Erkoçeviç u arrestua mbrëmjen e kaluar në rrugën “Bilal Xhaferi” në kryeqytet.

Në çantën e tij të dorës iu gjet edhe një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.

Sadetin Erkoçeviq rezulton i dënuar me 20 vite burg për vrasje. Më datë 10.05.2014, në një lolal  me muzikë live, 28-vjeçari ka vrarë me armë zjarri shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjeter. Erkoçeviq ka edhe miqësi me Eljon Haton, të përfshirin në vrasjen e ish-Bllokut.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet satedin erkoçeviç eljon hato miqesia e satedin erkoçeviç me bajrat safet bajri vrasja ne vitin 2014 arrestohet satedin erkoçeviç eljon hato miqesia e satedin erkoçeviç me bajrat safet bajri vrasja ne vitin 2014

Sondazh

Poll