Sport

Pesë minuta pa puls! Del Cerro Grande, gjyqtari që ndërpreu ndeshjen në kohë dhe i shpëtoi jetën një tifozi në Cadiz...

Arbitri e kuptoi se diçka po ndodhte në tribunë dhe mobilizoi të gjithë për të shpëtuar jetën e spektatorit.

11 Shtator 2022, 08:01 Nga DOSJA

Pesë minuta pa puls! Del Cerro Grande, gjyqtari që ndërpreu

SPANJE - Ndeshja Cadiz-Barcelona po vazhdonte normalisht në ‘Nuevo Mirandilla’ kur në minutën e 82-të gjyqtari Del Cerro Grande kuptoi se diçka po ndodhte në tribunë. Tifozët kërkonin një urgjencë mjekësore dhe arbitri e ndërpreu me shpejtësi lojën.

Ky vendim ishte kyç që të gjithë të mobilizoheshin me objektivin e vetëm për t'i shpëtuar jetën tifozit, i cili kaloi pesë minuta pa puls. Barcelona i dorëzoi një defibrilator portierit Ledesma në mënyrë që ai ta hidhte urgjentisht në tribunë.

Kryqi i Kuq ka mbërritur në vend ngjarje në kohë për të parandaluar një tragjedi. Për më shumë se gjysmë ore pati heshtje në ‘Nuevo Mirandilla’, lojtarët luteshin në fushë si Araújo dhe gjyqtari i dërgonte lojtarët në dhomat e zhveshjes, duke pritur lajmin e mirë për të mbërritur nga tribuna.

Tifozi mundi të evakuohej me barelë dhe loja rifilloi me imazhin e Ansu Fatit duke u kërkuar falje tifozëve të Cádiz pas shënimit të golit të tretë. Tre pikët i shkuan Barcelonës (0-4), por kjo ishte më e pakta. Ndjenja se një jetë ishte shpëtuar në ‘Nuevo Mirandilla’ ishte një triumf i përbashkët nga të gjithë.

Pesë minuta pa puls! Del Cerro Grande, gjyqtari që ndërpreu

Cádiz ka lëshuar një deklaratë, duke falënderuar për bashkëpunimin e ofruar: "Protokolli i ndihmës së Kryqin e Kuq hyri shpejt në veprim, duke ndihmuar një burrë në arrest kardiak. Një nga ekipet mjekësore shkoi në tribuna me defibrilator dhe monitor, duke filluar detyrat e reanimacionit. Në të njëjtën kohë, Fútbol Club Barcelona ofroi një defibrilator të dytë në rast se do të ishte i nevojshëm përdorimi i tij, duke u zhvendosur në zonë nga vetë lojtarët.

Ndihma rezultoi pozitive pas disa minutash dhe tifozi u transferua në ICU të spitalit ‘Puerta del Mar’ ku qëndron i shtruar. Përveç kësaj, një nga operatorët e kamerës Tribuna pësoi një të fikët që gjithashtu u trajtua shpejt nga stafi mjekësor i stadiumit pa pasoja të mëdha”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll