Politike

"2 "hijet" e Erion Veliajt"/ Dje e përqafoi nënën nga Zall Herri, sot Policia Bashkiake i merr domatet

E moshuara “kriminele”, pasi fjeti mbrëmë në shtëpinë e re, sot ka zbritur në Tiranë me mallrat e saj, domatet dhe sallatat "kontrabandë".

10 Shtator 2022, 18:52 Nga k.m.

"2 "hijet" e Erion Veliajt"/ Dje e përqafoi

TIRANË- Ditën e djeshme kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama bënë një ceremoni të madhe në Zall Herr, ku propaganduan se strehuan në shtëpi të reja disa familje të prekura nga tërmeti. Disa orë live dhe duke mbajtur fjalime, madje bënë edhe fotot me të gjithë të pranishmit. Por lumturia e një prej personave që bëri foton me kryebashkiakun Veliaj zgjati shumë pak.

"2 "hijet" e Erion Veliajt"/ Dje e përqafoi

E moshuara që shihni në foton e mëposhtme, të cilën e ka pushtuar në një përqafim kryebashkiaku Erion Veliaj, sot është përplasur me Policinë Bashkiake. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga "JOQ", e moshuara “kriminele”, pasi fjeti mbrëmë në shtëpinë e re, sot ka zbritur në Tiranë me mallrat e saj, domatet dhe sallatat "kontrabandë".

"2 "hijet" e Erion Veliajt"/ Dje e përqafoi

"Po do ia blej unë more, lërja se gjynah. A jeni njerëz apo jo? Ajo është duke qarë si fëmijë,"-thotë personi që po filmon, por që sigurisht që fjala e tij ka përfunduar në vesh të shurdhër.

Mesa duket përqafimi i djeshëm nuk i ka thënë të moshuarës imunitet ndaj Policisë Bashkiake. është pikasur në kohë në shkelje të ligjit, ndërsa kur bëhet fjalë për kullat, ato nuk bien në sy as të kryebashkiakut, e as të Policisë Bashkiake. Më të thjeshtë e kanë të shohin në rrugë sesa të ngrenë kokën lart për rrokaqiejtë që ndërtohen pa kriter e leje kudo. 

e moshuara ne tirane erion veliaj tirane

Sondazh

Poll