Politike

KLSH nxjerr "zbuluar" Ministrinë e Kulturës! Firma merr dyfishin e parave për punë të pakryer

Bëhej fjalë për projektin e ndërhyrjes ne nje shtepie ne Tiranë me volum 30 m 3. Kontrata eshte lidhur mes Ministrisë së Kulturës dhe BOE “6D-P”shpk & “BM-K” shpk, me vlerë 1 milione 067 mije e 676 lekë. Ajo ka realizuar vetëm zëvendësimin e traut të thyer të çatisë. Analiza e çmimit për heqjen dhe vendosjen e traut e llogaritur nga ana e audituesve të KLSH-së,  është 94,479 lekë.

10 Shtator 2022, 17:16 Nga e.k

KLSH nxjerr "zbuluar" Ministrinë e Kulturës! Firma merr

Ministri e Kulturës

TIRANË- Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Miniostrinë e Kulturës, ka nxjerrë "zbuluar" këtë të fundit. Sipas KLSH-së miliona lekë janë përfituar nga një operator i vetëm ekonomik, i cili ka marrë tendera nga Ministria e Kulturës dhe nuk ka kryer punimet.

Bëhej fjalë për projektin e ndërhyrjes ne nje shtepie ne Tiranë me volum 30 m 3. Kontrata eshte lidhur mes Ministrisë së Kulturës dhe BOE “6D-P”shpk & “BM-K” shpk, me vlerë 1 milione 067 mije e 676 lekë. Ajo ka realizuar vetëm zëvendësimin e traut të thyer të çatisë. Analiza e çmimit për heqjen dhe vendosjen e traut e llogaritur nga ana e audituesve të KLSH-së,  është 94,479 lekë.

Projekt parashikohej për tu kryer në 2 faza bazuar në kontraten midis Ministrisë së Kulturës dhe OE “6D-P”. Auditi ka zbuluar se gjatë zbatimit ka diferenca në volume për punimet, të deklaruara të kryera, me vlerë totale 852,265 lekë pa tvsh. Vlera e financuar nga Ministria e Kulturës prej 6 mln 833 mijë lekë nuk është përdorur me efektivitet dhe efiçencë, pasi kjo procedurë nuk është zhvilluar më tej me zbatimin e këtij projekti deri në përfundim.

Sipas KLSH këto procedura nuk janë planifikuar për tu kryer as në vitin 2022 sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit.

ministria e kulturës kontrolli i larte i shtetit

Sondazh

Poll