Aktualitet

VD-EMRI/ Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Në njoftimin e sotëm, Policia ka bërë me dije se në banesën e 36-vjeçarit përveç armës së zjarrit janë gjetur edhe lëndë narkotike.

10 Shtator 2022, 17:34 Nga k.m.
VD-EMRI/ Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”,
Momenti i arrestimit

FIER- Edison Kastrati është arrestuar nga Policia e Fierit, pas një informacioni të marrë se ai mbante armë zjarri në shtëpi. Në njoftimin e sotëm, Policia ka bërë me dije se në banesën e 36-vjeçarit përveç armës së zjarrit janë gjetur edhe lëndë narkotike. Droga ishte e paketuar në doza të vogla dhe ishte gati për shitje.

Njoftimi i Policisë: 

Fier – Kontrolle intensive të shtetasve të ndryshëm dhe në çdo ambient ku dyshohet se mbahen sende të kundërligjshme. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, operacioni policor i koduar “Zastava”. Me armë zjarri, municion luftarak e doza kanabisi të gatshme për shitje, në banesë, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari dhe sekuestrohen sendet e kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Zastava”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-E. K., 36 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

edison kastrati fier policia e shtetit

Sondazh

Poll