Aktualitet

'S'po u gjejmë as nam e as nishan'/ Mesazhi i koduar i Artan Hoxhës mbi varrin e Escobarit

Artan Hoxha shkruan se ai të paktën e ka një varr, ndryshe nga shumë eksponentë të botës së krimit në Shqipëri, që konsiderohen të zhdukur.

10 Shtator 2022, 16:51 Nga k.m.
'S'po u gjejmë as nam e as nishan'/ Mesazhi i koduar i Artan
Artan Hoxha, Pablo Escobar dhe Ervis Martinaj

MEDELIN- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka shkuar gjatë ‘ekspeditës’ në Kolumbi ka shkuar edhe në varrin e një prej kriminelëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Pablo Escobar. Por nuk e ka harruar Shqipërinë, pasi lëshoi një mesazh të koduar. Në postimin e tij në Facebook, Artan Hoxha shkruan se ai të paktën e ka një varr, ndryshe nga shumë eksponentë të botës së krimit në Shqipëri, që konsiderohen të zhdukur.

“Mbi epitafin e mbretit te kokaines, narkotrafikantit me te madh ne bote, Don Pablo Escobar…(1 dhjetor 1949- 2 dhjetor 1993). Ne epitafin i Escobar shkruhet: “Ti ishe një pushtues i ëndrrave të pamundura, përtej legjendës që sot simbolizon, pak kush e di thelbin e vërtetë të jetës tënde….” Don Pablos, ja gjetem varrin te pakten, por si t’ia bejme me ata te tjeret, qe nuk po u gjejne as nam dhe as nishan,”-shkruan Artan Hoxha.

POSTIMI I PLOTË:

Më i fundit “serial” i botës së krimit në Shqipëri është ai i Ervis Martinajt. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi. 

artan hoxha pablo escobar zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll