Aktualitet

Sulmi kibernetik nga Irani, MB: Në Rinas rikthehet në punë me sistemin TIMS dy sportele

Pasditen e sotme, Ministria e Brendshme njoftoi se ekspertët po punojnë për të rikthyer plotësisht sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.

10 Shtator 2022, 17:01 Nga k.m.
Sulmi kibernetik nga Irani, MB: Në Rinas rikthehet në punë me
Ministria e Brendshme

TIRANË- Dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS pas sulmit kibernetik të një dite më parë.

Pasditen e sotme, Ministria e Brendshme njoftoi se ekspertët po punojnë për të rikthyer plotësisht sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.

Ministria e Brendshme: Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.

Ndërkohë që vetëm pak orë më parë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri me dije se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, nuk ka asnjë ndërprerje në aeroport.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll