Aktualitet

Irani sulmoi TIMS/ Policia merr masa duke bllokuar disa sisteme, urdhëron komisariatet të shkëpusin internetin

Po ashtu, i bllokuar qëndron edhe sistemi MEMEX, i cili ka informacione sekrete mbi ngjarje dhe sistemi i Menaxhimit Policor të çështjeve, i cili ka gjitha veprimet e kryera nga Policia.

10 Shtator 2022, 17:00 Nga k.m.
Irani sulmoi TIMS/ Policia merr masa duke bllokuar disa sisteme, urdhëron
Foto ilustruese

Pasi sistemi TIMS ra pre e sulmit kibernetik nga Irani, Policia e Shtetit si masë parandaluese ka urdhëruar të gjitha drejtoritë dhe komisariatet të heqin internetin nga kompjuterat e punës.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se i mbyllur po qëndron edhe sistemi ADAM, i cili ka të gjitha ngarkesat penale të qytetarëve të arrestuar, ndaluar, apo dyshuar për një ngjarje.

Po ashtu, i bllokuar qëndron edhe sistemi MEMEX, i cili ka informacione sekrete mbi ngjarje dhe sistemi i Menaxhimit Policor të çështjeve, i cili ka gjitha veprimet e kryera nga Policia. Çdo veprim do të kryet normalisht deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse./Topchannel

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll