Aktualitet

Sulmi kibernetik/ Mediat serbe: Rama bën njoftimin urgjent dhe drejton gishtin nga Irani

Gazeta serbe "Alo" se pas sulmit ka qenë kryeministri, Edi Rama ai që me shpejtësi ka shkruan në Twitter se sulmi ishte i organizuar nga hakera iranianë.

10 Shtator 2022, 16:01 Nga e.k
Sulmi kibernetik/ Mediat serbe: Rama bën njoftimin urgjent dhe drejton
Edi Rama

TIRANË- Shqipëria u përball ditën e sotme me një tjetër sulm kibernetik që kësaj here kishte në "shenjestër" pikat kufitare duke bllokuar sistemin TIMS. 

Dhe mediat në Serbi i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë sulmit kibernetik në vendin tonë. Gazeta serbe "Alo" se pas sulmit ka qenë kryeministri, Edi Rama ai që me shpejtësi ka shkruan në Twitter se sulmi ishte i organizuar nga hakera iranianë.

Prej mbrëmjes së djeshme pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Sot, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll