Sport

Skuadrat angleze do të respektojnë kalendarin e ndeshjeve të UEFA-s…

Sipas ‘Daily Mail’, zia 10-ditore për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, do të ndikojë edhe lojëra të tjera gjatë gjithë javës në Angli

10 Shtator 2022, 11:35 Nga DOSJA

Skuadrat angleze do të respektojnë kalendarin e ndeshjeve të

ANGLI - Ndeshja e Manchester Cityt ndaj Borussia Dortmund, javën e ardhshme do të zhvillohet, pavarësisht pezullimit të Premier League këtë fundjavë.

Mendohej se zia 10-ditore për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, do të ndikonte edhe lojëra të tjera gjatë gjithë javës në Angli, por ‘Daily Mail’ thotë se skuadrat angleze do të respektojnë kalendarin që i është caktuar UEFA-s dhe asgjë nuk do të ndryshojnë.

Kampionët e Anglisë do të presin këtë të mërkurën skuadrën gjermane të Dortmundit, një takim me pritje të mëdha, pasi Erling Haaland do të takohet me ish-klubin.

Liverpool, Rangers dhe Chelsea, gjithashtu kanë ndeshje në shtëpi këtë javë për Champions League, ndërsa Manchester United tashmë ka konfirmuar, se do të udhëtojë drejt Tiraspolit për t’u ndeshur me Sherriff të enjten për Europa League.

Arsenali, i cili për shkak se është në Londër, mund të ketë probleme me mungesa të policisë, por u lejua të luante.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll