Sport

Pioli do i jepte fanellën e titullarit, Origi shfaq probleme fizike dhe mungon ndaj Sampdorias

Ende në kërkim të fitores së parë në kampionat, Sampdoria pret një Milan të pamposhtur dhe me një moral më të lartë pas suksesit të fundit të arritur në derbin ndaj Interit.

10 Shtator 2022, 11:43 Nga DOSJA

Pioli do i jepte fanellën e titullarit, Origi shfaq probleme fizike dhe

ITALI- Ende në kërkim të fitores së parë në kampionat, Sampdoria pret një Milan të pamposhtur dhe me një moral më të lartë pas suksesit të fundit të arritur në derbin ndaj Interit.

Ka një risi në formacionin e Milanit, Pioli do të duhet të bëjë pa Divock Origin. Ish-sulmuesi i Liverpool sipas të gjitha gjasave ishte projektuar si titullar, siç u njoftua të premten në një konferencë për shtyp nga Pioli, por sulmuesi belg orët e fundit ka patur lodhje të muskujve dhe nuk do të jetë në formacion.

Pra në ‘Ferraris’, do të jetë sërish Giroud. Stefano Pioli ka konfirmuar formacionin 4-2-3-1, me disa ndryshime. Kjaer dhe Kalulu do të formojnë qendrën e mbrojtjes kompletuar nga krahët me Calabria-n dhe Theo Hernandez. Tonali do të luajë në mesfushë përkrah Pobegës. Ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Messias, De Ketelaere dhe Leao.

E.Ç (Dosja.al)

pioli milan origi

Sondazh

Poll