Sport

Forma fantastike me Granadën, Uzuni shpallet lojtari i muajit në Spanjë!

Myrto Uzuni po kalon një moment fantastik me skuadrën e Granadas. Ekipi ku aktivizohet shqiptari ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 9 pikëve në katër javë kampionat.

10 Shtator 2022, 11:31 Nga DOSJA

Forma fantastike me Granadën, Uzuni shpallet lojtari i muajit në

SPANJË-Myrto Uzuni po kalon një moment fantastik me skuadrën e Granadas. Ekipi ku aktivizohet shqiptari ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 9 pikëve në katër javë kampionat.

Në një ecuri të tillë ka dorë edhe sulmuesi shqiptar i cili deri më tani ka shënuar katër gola, ku ajo që ra në sy ishte takimi ndaj Villareal B, në të cilën 27-vjecari shënoi tri gola dhe në këtë mënyrë Uzuni është shpallur lojtari i muajit gusht në Segunda Division.

Në votimin e zhvilluar, lojtari i Granadës mundi konkurencën e sulmuesit të Ponferradinës, Yuri dhe Alberto Moleiro, futbollistit që aktivizohet me Las Palmas. Është vetë faqja e La Liga-s ajo që kurorëzon Uzunin si më të mirin e muajit gusht.

E.Ç (Dosja.al)

 

uzuni granada

Sondazh

Poll