Sport

“Nuk mjafton të kërkosh falje”, arroganca e Mbappe-s nuk njeh kufi, kritikon Hakimin pas një pasimi të gabuar (video)

Mbappe dëshiron t'i bëjë të gjithë të kuptojnë, brenda dhe jashtë skuadrës, se është ai që komandon te PSG.

10 Shtator 2022, 11:59 Nga DOSJA

“Nuk mjafton të kërkosh falje”, arroganca e Mbappe-s nuk

FRANCË- Mbappe dëshiron t'i bëjë të gjithë të kuptojnë, brenda dhe jashtë skuadrës, se është ai që komandon te PSG. Dëshira për t'u imponuar e bën francezin të marrë disa qëndrime që nuk i përshtaten saktësisht atij lidershipi, i cili duhet të bazohet jo vetëm në teknikë dhe qëllime, por edhe në karizëm dhe ndjeshmëri.

Në orët e fundit është bërë virale një video që nxjerr në pah një tjetër episod të arrogancës së francezit. Pamjet tregojnë dialogun mes Mbappe-s dhe Hakimit duke u kthyer në fushë pas intervalit të një ndeshjeje. “Shiko videon, duhet ta ma pasosh mua", dukshëm i zhgënjyer nga një zgjedhje e gabuar e partnerit të tij, i cili nuk pasoi siç donte Mbappe.

Në atë moment, Hakimi e kuptoi gabimin dhe u përgjigj: "Po, më vjen keq. E pashë videon". Por Mbappe vazhdon: “Nuk mjafton të kërkosh falje, duhet të ma pas mua”. Një përgjigje që po ngjall reagime të shumë fansave të PSG dhe jo vetëm.

E.Ç (Dosja.al)

mbappe psg

Sondazh

Poll