Aktualitet

Aksidentoi çiftin Konomi me foshnjen 3-muajshe, mbyllen hetimet ndaj Ajas Sulejmanit

Ndaj ti prokuroria ka ngritur tre akuza, ku akuzohet për shkelje të qarkullimit rrugor bazuar në nenin 290/4, i cili thotë se kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga 5 deri në 20 vjet.

10 Shtator 2022, 13:05 Nga d.a.
Aksidentoi çiftin Konomi me foshnjen 3-muajshe, mbyllen hetimet ndaj Ajas
Ajas Sulejmani

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen kundër Ajas Sulejmanit, i cili në fillim të muajit maj aksidentoi te vizat e bardha çiftin Konomi bashkë me foshnjën e tyre 3-muajshe.

Ndaj ti prokuroria ka ngritur tre akuza, ku akuzohet për shkelje të qarkullimit rrugor bazuar në nenin 290/4, i cili thotë se kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga 5 deri në 20 vjet. Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje te dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet.

Neni 293 si dhe akuzën e largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit, parashikuar nga neni 273. 

Sulejmani u la në 'arrest shtëpie' në fund të muajit qershor kur dhe kërkoi një masë më të butë sigurie duke thënë se ka tre fëmijë në shtëpi. Sulejmani dorëzoi gjatë seancës gjyqësore një deklaratë nga çifti Konomi ku Vilma dhe Arjan Konomi, kanë deklaruar në atë shkresë se nuk kanë asnjë pretendim për të ngritur për këtë çështje e se janë miq me 39-vjeçarin e akuzuar. 

ajas sulejmani arjan konomi vilma konomi

Sondazh

Poll