Aktualitet

Po transportonin me fugon 42 emigrantë në Qafë Botë, vihen në pranga dy persona

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u bë në sajë të finalizimit të operacionit "Xara" ku u arrestuan shtetasit  A. B., 43 vjeç dhe F. K., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

10 Shtator 2022, 12:50 Nga d.a.
Po transportonin me fugon 42 emigrantë në Qafë Botë, vihen
aksioni ne Sarande

SARANDË- Dy persona janë në prangat e policisë së Sarandës pasi janë kapur në tentativë për të kaluar 42 emigrantë të paligjshëm në pikën kufitare të Qafë Botës.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u bë në sajë të finalizimit të operacionit "Xara" ku u arrestuan shtetasit  A. B., 43 vjeç dhe F. K., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

"Ata u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Liqeni i Bufit", duke transportuar me një automjet tip furgon, kundrejt pagesës, 42 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit,"- thuhet në njoftimin e policisë.

policia e sarandes emigrant te paligjshme

Sondazh

Poll