Aktualitet

"Shqipëria do të vuajë", bie sistemi TIMS në Kakavijë, dyshohet për sulm kibernetik! Probleme dhe në Rinas

Sipas informacioneve në të gjithë kompjuterët është shfaqur një mesazh ku shkruhet se Shqipëria do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë MEK.

10 Shtator 2022, 11:02 Nga e.k
"Shqipëria do të vuajë", bie sistemi TIMS në
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Pas problemeve në doganën e Kapshticës e cila prej mbrëmjes së djeshme ka pasur probleme me funskionimin e sistemit TIMS dhe në Doganën e Kakavijës është raportuar i njëjti problem.

Sipas informacioneve në të gjithë kompjuterët është shfaqur një mesazh ku shkruhet se Shqipëria do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë MEK.

“Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës. Dhe kjo lojë do të vazhdojë”.

"Shqipëria do të vuajë", bie sistemi TIMS në

Mësohet se Policia Kufitare po punon me regjsitra. Ndërkohë dhe në Rinas janë shfaqur probleme me sistemin TIMS ku janë krijuar radhë të gjata me njerëz që presin për të mbaruar procedura.

Prej mbrëmjes së djeshme pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Ditën e sotme kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohet me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet.

kakavije

Sondazh

Poll