Aktualitet

VD- Irani sulm kibernetik ndaj sistemit TIMS, pezullohet puna dhe në Portin e Vlorës! Qytetarët presin me orë të tëra

Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihen qytetarët të cilët presin për orë të tëra për të kryer procedurat doganore. Sipas informacioneve mësohet se  kalimi i pasagjerëve do të kryhet në menyre manuale ne portin e Vlores.

10 Shtator 2022, 12:28 Nga e.k.
VD- Irani sulm kibernetik ndaj sistemit TIMS, pezullohet puna dhe në Portin
Pamje nga porti i Vlorës

VLORË- Sulmi kibernetik i Iranit mbi sistemin TIMS në Shqipëri ka paralizuar punën në pikat e kalimit kufitar në vend këtë të shtunë.

Si pasojë është  shkaktuar një fluks të lartë pasagjerësh në piken e kalimit të kufirit në portin e Vlorës.

Në videon e siguruara nga Dosja.al shihen qytetarët të cilët presin për orë të tëra për të kryer procedurat doganore. Sipas informacioneve mësohet se  kalimi i pasagjerëve do të kryhet në menyre manuale ne portin e Vlores.

"Kam që në orën 10, pres biletën, paguaj lekë për tu torturuar këtu. Dhe nuk vij më në Shqipëri. U betova, do hedh pasaportën. Është torturë, në vapë", tha një qytetar.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll