Aktualitet

Lirimi i kinezit të akuzuar për mashtrim miliona euro, Prokuroria do të ankimojë vendimin e Gjykatës

Chen nga arrest me burg është dërguar në arrest shtëpie dhe do të qëndrojë në një banesë në Lundër.

10 Shtator 2022, 12:44 Nga e.k
Lirimi i kinezit të akuzuar për mashtrim miliona euro, Prokuroria do
Lianbbin Chen

TIRANË- Prokuroria e Tiranës do të ankimojë të hënën vendimin e gjykatës që dërgoi në arrest shtëpie shtetasin kinez Lianbbin Chen që akuzohet si kreu i një grupi kriminal që ka vjedhur 140 mln euro.

Chen nga arrest me burg është dërguar në arrest shtëpie dhe do të qëndrojë në një banesë në Lundër.

Ai u lirua pas ekspertizës së paraqitur në gjykatë me pretendimin se ai është i sëmurë.
Akti i ekspertizës i firmosur nga mjekët Elton Serani dhe Dr.shk. Zija Ismaili, mban datën 6 shtator të këtij viti, teksa thuhet se gjendja shëndetësore e Liangibim Chen nuk e lejon që të qëndrojë në qeli, pasi i rrezikohet jeta nga sëmundja.

“Në gjendjen aktuale shëndetësore në të cilën ndodhet shtetasi Liangibim Chen nuk mund të trajtohet në kushtet e paraburgimit sikurse ndodhet, pasi sëmundja e tij është në gjendje kritike dhe urgjencë mjekësore neurologjike, e cila kërkon mjekim intensiv nga mjekë specialist të fushës, pasi mund të shkaktohet vdekje asfiktike”, thuhet në aktin e ekspertizës.

Në akt rekomandohet po ashtu që i riu kinez të mbajë dietë ushqimore, ku duhet të shmangë ushqimin proteinik dhe kafenë.

lianbbin chen

Sondazh

Poll