Aktualitet

Bie sistemi TIMS dhe në portin e Durrësit

Problematike paraqitet situata dhe në portin e Durrësit. Qytetarët po presin në për orë të tëra për të kryer shërbimet doganore. Janë krijuar radhë të gjata mjetesh por deri tani situata mbetet e qetë.

10 Shtator 2022, 12:55 Nga e.k
Bie sistemi TIMS dhe në portin e Durrësit
Porti Durrës

DURRËS- Një tjetër sulm kibernetik nga Irani këtë herë ka nxjerrë jashtë funksionit sistemin TIMS në pikat kufitare të vendit. 

Problematike paraqitet situata dhe në portin e Durrësit. Qytetarët po presin në për orë të tëra për të kryer shërbimet doganore. Janë krijuar radhë të gjata mjetesh por deri tani situata mbetet e qetë.

Prej mbrëmjes së djeshme pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Ditën e sotme kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohet me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll