Aktualitet

Vranë biznesmenin shqiptar në Rodos, babë e bir shfaqen të penduar në Gjykatë: Kërkojmë falje

Autorët, një hotelier 53 vjeç dhe i biri 20 vjeç , janë akuzuar nga Prokuroria Publike e Rodos për vrasje me paramendim, në bashkëpunim. Dy autorët pretendojnë se vdekja e 46-vjeçarit ka ndodhur për shkak të një aksidenti, në kuadër të mbrojtjes së tyre. 

10 Shtator 2022, 10:45 Nga e.k
Vranë biznesmenin shqiptar në Rodos, babë e bir shfaqen të
Xhani Topali

GREQI- Dy autorëte e vrasjes së biznesmenit shqiptar, Xhani Topalli kanë dalë sot para trupit gjykues. Ata u shfaqen të penduar dhe kërkuan falje për aktin e rëndë ndaj Topallit.

Autorët, një hotelier 53 vjeç dhe i biri 20 vjeç , janë akuzuar nga Prokuroria Publike e Rodos për vrasje me paramendim, në bashkëpunim. Dy autorët pretendojnë se vdekja e 46-vjeçarit ka ndodhur për shkak të një aksidenti, në kuadër të mbrojtjes së tyre. 

Mjeku ligjor i Rodosit, Panagiotis Kotretsos, u shpreh se vdekja e Topallit ka ardhur si pasojë e dy goditjeve në kokë.

Xhani Topalli u zhduk mbrëmjen e 28 gushtit. Ishin familjarët ata që e bënë denoncimin në Polici. Pas kërkime trupi i tij u gjet i vdekur. Dyshohet se autorët i kanë pasur një borxh të madh biznesmenit me origjinë shqiptare.

xhani topalli

Sondazh

Poll