Aktualitet

Makina del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec/ Lëndohen 4 pasagjerët, mes tyre dy të mitur

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

10 Shtator 2022, 11:16 Nga e.k
Makina del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec/ Lëndohen 4
Foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në Pogradec. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhë për pasojë janë lënduar katër pasagjerët mes tyre dy fëmijë të mitur.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 10.09.2022, rreth orës 10:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë, shtetasi F. H., 32 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 4 pasagjerë në mjet, konkretisht shtetaset B. T. dhe I. R., si dhe dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

pogradec

Sondazh

Poll