Sport

VIDEO/ Katari përuron dhe hap zyrtarisht edhe stadiumin e të fundit për Botërorin…

Dy muaj para fillimit të Botërorit, vendi organizator nëpërmjet një miqësoreje, inauguroi këtë të premte stadiumin e fundit që do të presë ndeshjet në këtë kompeticion.

10 Shtator 2022, 08:12 Nga DOSJA

VIDEO/ Katari përuron dhe hap zyrtarisht edhe stadiumin e të fundit

KATAR - Stadiumi ‘Lusail’, i fundit nga tetë stadiumet për Kupën e Botës 2022 në Katar, u inaugurua zyrtarisht këtë të premte, gjatë një ndeshjeje mes klubeve kampione të Arabisë Saudite dhe Egjiptit, Al Hilal dhe Zamalek, ndeshje e cila nisi në 21:00 me orën lokale.

Miqësore, e quajtur ‘Lusail Super Cup’, ishte "prova e fundit e përgatitjes së një stadiumi para Kupës së Botës",- kujtoi drejtori i përgjithshëm i komitetit organizativ, Yasir Al-Jamal. Stadiumi ‘Lusail’, me kornizën e tij të artë, ka një kapacitet prej 80.000 vendesh, që është stadiumi më i madh në turne, ku do të zhvillohet edhe finalja e Botërorit. Biletat për të janë shitur sipas organizatorëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll