Sport

Bosnja-Hercegovina planifikon miqësore me Rusinë në nëntor, shpërthejnë kritikat. Edhe futbollistët kundër vendimit…

Pas njoftimit për organizimin e një ndeshjeje miqësore në nëntor, Federata e Bosnjës është në shënjestër të kritikave, madje edhe nga futbollistët

10 Shtator 2022, 07:41 Nga DOSJA

Bosnja-Hercegovina planifikon miqësore me Rusinë në nëntor,

BOSNJE - Vendimi i shpallur të premten nga Federata e Futbollit Boshnjak (NSBIH) për të luajtur një ndeshje miqësore kundër Rusisë në Shën Petersburg në nëntor, ka shpërthyer kritikat ndaj Bosnje-Hercegovinës. 

Në një njoftim për shtyp, NSBIH saktëson se ky takim do të zhvillohet më 19 nëntor, në prag të hapjes së Kupës së Botës në Katar (20 nëntor-18 dhjetor), në të cilin kombëtarja ruse nuk do të garojë, nga që është e përjashtuar nga të gjitha garat ndërkombëtare nga FIFA dhe UEFA pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

“Nuk është një vendim i mirë”,- u ankua një nga yjet e skuadrës boshnjake, Miralem Pjanic (107 ndeshje), ​​që aktualisht është në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. "Jam pa fjalë. Federata e di qëndrimin tim”, ka shtuar ai, cituar nga media sportske.ba.

Kryebashkiaku i Sarajevës, Benjamina Kariç e dënoi vendimin dhe kërcënoi se do t'i jepte fund bashkëpunimit të kryeqytetit boshnjak me NSBIH, nëse ndeshja do të zhvillohet. “Ne dënojmë fuqishëm vendimin e Federatës për të luajtur një ndeshje miqësore kundër Rusisë. Sarajeva ishte një qytet i rrethuar nga një agresor për një kohë të gjatë”,- tha Kariç, duke iu referuar rrethimit serb të qytetit të tij gjatë luftës në Bosnjë (1992-1995), në mes të shpërbërjes së Jugosllavisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll