Sport

ZYRTARE: Milani 'blindon' Tonalin, rinovovon kontratën me 22-vjeçarin deri në 2027!...

Mesfushori zgjat edhe një vit marrëveshjen me kuqezonjtë, ndërkohë që paga e tij, rritet nga 1.2 në pothuajse 3 milionë në sezon.

10 Shtator 2022, 06:59 Nga DOSJA

ZYRTARE: Milani 'blindon' Tonalin, rinovovon kontratën me

ITALI - Është zyrtare rinovimi i kontratës së Sandro Tonalit te Milani deri në vitin 2027.  Një vit zgjatje (aktualja skadonte më 30 qershor 2026), por paga iu dyfishua: ai do të përfitojë nga 1.2 milionë që është aktualisht në sezon, deri në 3 milionë, ku përfshihen edhe bonuset. 

Lojtari mbërriti në seli kuqezi rreth orës 16:00 dhe u largua nga Casa Milan rreth orës 17:30. Në mbrëmje mbërriti komunikata për shtyp e klubit. Gëzohet edhe Stefano Pioli, i cili sheh konfirmimin e një prej besnikëve të tij, një prej protagonistëve kryesorë të ecjes triumfale të kampionatit të sezonit të kaluar.

Tonali mbërriti te Milani nga Brescia në verën e vitit 2020 dhe pas një viti të parë përshtatjeje, ai shpërtheu nën drejtimin e trajnerit nga Parma, duke u bërë praktikisht i pazëvendësueshëm (45 ndeshje në të gjitha garat në 2021/22) dhe gjithashtu gjeti një ndjenjë të caktuar me goli, me pesë gola në meritë të tij, të gjithë në Serinë A. 

25 milionë euro plus shpërblimet e paguara për Brescian kanë filluar të japin fryte dhe klubi nuk ka ndërmend ta lërë t'i ikë së shpejti. Mesfushori 22-vjeçar, kuqezi që nga fëmijëria, është i destinuar të jetë një nga shtyllat e së ardhmes së Milanit.

"AC Milan është i kënaqur të njoftojë zgjatjen e kontratës së Sandro Tonalit deri më 30 qershor 2027. Sandro, i cili iu bashkua Milanit në vitin 2020, është një simbol i vendosmërisë dhe ndjenjës së përkatësisë ndaj ngjyrave kuqezi,"- thuhej në njoftimin zyrtar të kampionëve kuqezinj të Milanos.

ZYRTARE: Milani 'blindon' Tonalin, rinovovon kontratën me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll